Telegrafi

Pamje rrëqethëse: Momenti i rrëzimit të aeroplanit privat në një parking (Video, +18)

Dy persona kanë humbur jetën kur një aeroplan privat derisa po tentonte të aterronte në aeroportin Teterboro në New Jersey, përplaset në tokë pranë një parkingu të veturave.

Aviacioni Federal ka njoftuar se një fluturake me dy motorë po udhëtonte nga Filadelfia, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara brenda një veture, shfaq momentin e rrëzimit të aeroplanit si dhe shpërthimin e madh që ndodh në momentin nga përplasja.

Në videon tjetër e filmuar nga afër, shihet një re e zezë tymi që krijohet pas shpërthimit të aeroplanit.

Sipas raportit të policisë brenda aeroplanit gjendeshin dy pasagjerë të cilët mbetën të vdekur në vend në momentin e përplasjes. /Telegrafi/