Është publikuar një video e cila është filmuar nga fluturakja pa pilot (drone) që ka fluturuar mbi pjesën perëndimore të qytetit sirian Raqqa, që konsiderohet si “çerdhja” e organizatës terroriste “Shteti Islamik”.
Që kur ISIS mori nën kontroll këtë qytet në vitin 2014, ai sot duket si një qytet fantazmë brenda të cilët nuk lëviz asgjë e gjallë, dhe është i mbushur me rrënoja, transmeton Telegrafi.
Një pjesë e këtij qyteti sirian është çliruar nga terroristët, por në zona tjera vazhdojnë të rezistojnë afro 1.500 militantë të ISIS-it.
Ofensiva për rimarrjen nën kontroll të këtij qyteti ka filluar qysh në qershor, dhe është duke vazhduar. /Telegrafi/