Një video rrëqethës e filmuar brenda një spitali në Brazil, shfaq momentin kur trupat të pajetë qëndrojnë të shtrirë pranë pacientëve që po shërohen nga coronavirusi.
Në mungesë të hapësirave të mjaftueshme, trupat e pajetë qëndronin pranë pacientëve të prekur me COVID-19, transmeton Telegrafi.
Pamjet rrëqethëse janë filmuar brenda spitalit Joao Lucio në qytetin Manaus në veri të Brazilit. Videoja është filmuar nga një infermiere, ku shihen kufomat duke qëndruar edhe nëpër korridore të mbuluar me batanije.
Në kumtesën e lëshuar nga Sekretari i Shëndetësisë së Brazilit, thuhet se viktimat kanë ndërruar jetë nga 15 deri më 16 prill, ku ndër tjera thuhet se tashmë pesë trupat e pajetë që shihen pranë pacientëve janë larguar.
Megjithatë nëntë trupa tjerë të pajetë po vazhdojnë të qëndrojnë në spital, në pritje të familjarëve të viktimave të COVID-19 që duhet të marrin certifikatat e vdekjes. /Telegrafi/