Site icon Telegrafi

Pamje rrëqethëse: Aeroplani gjigant mezi arrin të aterroi në pistë për shkak erërave të forta – lëvizte majtas e djathtas sikur të ishte lodër (Video)

Ky është momenti rrëqethës kur një aeroplan gjigant i tipit Airbus A380, mezi arrin të aterroi në pistë të aeroportit gjerman për shkak të erërave të forta.

Aeroplani me 500 karrige i aviokompanisë Emirates, që konsiderohet si fluturakja më e madhe komerciale në botë, është filmuar duke lëvizur majtas e djathtas nga erërat e forta në aeroportin e Dusseldorfit, transmeton Telegrafi.

Edhe pse në shikim të parë dukej se nuk kishte problem, por derisa tentoi të prek në pistë, aeroplani filloi të lëviz anash sikur të ishte lodër për fëmijë.

Falë zhdërvjelltësisë se pilotit, aeroplani ka aterruar në pistë dhe nuk raportohet për ndonjë pasagjer të lënduar.

Autori i videos Martin Bogdan kishte mbetur i habitur me atë çfarë kishte parë dhe për këtë arsye e kishte publikuar videon në YouTube. /Telegrafi/

Exit mobile version