Site icon Telegrafi

Pamje rrëqethëse: 22 vjeçarja u rrah barbarisht nga i dashuri, shfaq tmerrin nëpërmjet imazheve (Foto, +18)

Një nënë 22 vjeçare ka publikuar në rrjetet sociale pamjet se si iu deformua fytyra, pasi i dashuri i saj e rrahu në mënyrë barbare.

Ajo tregon se në ato momente ishte shtrirë pranë vogëlushit të saj 4-vjeçar, kur i dashuri hyri në shtëpi dhe filloi të zihej.

”Ai më akuzoi se e kisha tradhtuar me babain e fëmijës, prej të cilit jam e ndarë”, – u shpreh Jenna Louise Thomas.

Fillimisht i dashuri i saj 27 vjeçar filloi të bërtiste dhe ta godiste. Ai po e godiste pa pushim deri sa 22 vjeçares i ra të fikët. Pas disa çastesh ajo tregon se arriti të shpëtonte nga duart e tij dhe kërkoi ndihmën e fqinjëve, teksa kullonte gjak.

Ajo tashmë është e terrorizuar dhe ende ka frikë të rikthehet në shtëpi, pasi edhe djali i saj i vogël ende kujton ato çaste të tmerrshme, trasnemton opinioni.

Policia është vënë në kërkim të autorit pasi cilësohet si person i rrezikshëm.

 

Exit mobile version