Këto imazhe të çuditshme, tregojnë se nuk mjafton një pozë e mirë para se të shkrepet fotografia, por se duhet keni kujdes se ku ndodheni dhe të merrni parasysh të gjitha “efektet rrethanore”!
Në të shumtën e rasteve, sipërfaqet reflektuese dhe pasqyrat i kanë dhënë një kuptim tjetër pamjes, duke i bërë vërtetë qesharake, siç dëshmojnë pamjet e mëposhtme, transmeton Telegrafi.
Maturantit të veshur me kostume të zeza dhe kravatë, ia ka prishur seriozitetin familjari tij që është shfaqur i zhveshur në xhamin e kornizës.
Një femër është shtirë se është duke fjetur, e në fakt e ka bërë vet fotografinë.
“E dashura më zuri duke fjetur”, ka shkruar një burrë, por është tradhtuar edhe ai nga pasqyra.
Disa kanë zbuluar edhe lodrat seksuale, duke mos e analizuar si duhet “kuadrin”!
Një tjetër që po fotografohej me syze para ekranit të kompjuterit, ka treguar se çfarë në fakt ka qenë duke shikuar.
E, kujdes duhet të keni sidomos kur është fjala te banjot…
Por, ka të tjerë të “pafajshëm” që rastësisht kanë qëlluar në një vend ku refleksioni i shfaqi në një mënyrë tjetër. /Telegrafi/