Disa kafshë të guximshme nuk pushojnë së luftuari për jetën e tyre, edhe pasi të jenë ngrënë.
Dhe një video me rreze X nga një studim i publikuar zbulon një arratisje të tillë të guximshme, përcjell Telegrafi.
Pamjet e pazakonta dokumentojnë ngjalat e mitura japoneze që “shpërthejnë” nga barku i një peshku grabitqar.
Studiuesit e kanë ditur prej kohësh se disa kafshë kanë mbrojtje pasive – të tilla si gjemba të mprehta ose një shije të hidhur – që i bëjnë grabitqarët “t’i pështyjnë” ato.
Por ngjalat japoneze (Anguilla japonica) marrin një qasje më aktive për të mos u bërë “darkë e dikujt”, gjë që dëshmohet edhe në këto pamje. /Telegrafi/