Telegrafi

Pamje që tregojnë torturimin që iu bë të dyshuarit për sulmin në Moskë – para se t’i pritet veshi dhe t’i futet në gojë

Ky është momenti kur njëri nga katër personat që dyshohet se kryen sulmin në sallën e koncerteve në Moskë qau dhe bërtiti teksa u kap nga ushtarët rusë, të cilët më pas vazhduan t’i prisnin veshin dhe ta bënin ta hante.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rojet kufitare ruse dhe agjentët e FSB-së u panë duke goditur me furi një burrë që mendohej se ishte i dyshuari Saidakrami Murodalii Rachabalizoda pasi e ndoqën atë nëpër pyje të dendura, në videon disa sekonda të shpërndarë në mediat sociale.

Lexo po ashtu Pamje të tmerrshme: Të dyshuarit për sulmin në Moskë i pritet veshi dhe i futet në gojë – supozohet se kush mund ta ketë bërë këtë

Pak çaste më vonë, një ushtar i tërbuar preu veshin e Rachabalizodës me një thikë dhe e detyroi atë ta hante në një video shumë të tmerrshme për ta publikuar.

Rachabalizoda është një nga katër të dyshuarit që u akuzuan për terrorizëm.

Pasi u kapën, dyshohet se ata u torturuan dhe u ndaluan nga shërbimet ruse të sigurisë pas sulmit vdekjeprurës në një sallë koncertesh në Moskë të premten mbrëma. /Telegrafi/