Telegrafi

Pamje që tregojnë “të sëmurin psikik”, pak para se të t’i përdhunonte dy gratë dhe të vriste njërën – mbesën e tij (Video)

Janë publikuar pamjet e një ndërtuesi ‘të sëmurë’ me dy viktimat e tij në bagazhin e një makine, para se të përdhunojë të dyja dhe të vrasë njërën – mbesën e tij.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Muxhahidi Arshid i cili i preu fytin 20-vjeçares Celine Dookhran dhe u përpoq të vriste një grua tjetër.

Arshid, 33 vjeç, është shpallur fajtor për vrasje, vrasje në tentativë, përdhunim të të dy grave dhe rrëmbimin e tyre.

Tanimë ai është dënuar me të paktën 40 vjet burg.

Ai u dënua gjithashtu në Old Bailey për sulm seksual të viktimës së mbijetuar kur ishte 13 vjeçe.

Regjistrimet e publikuara nga Policia Metropolitane thuhet se tregojnë se Arshid që ngiste makinën me të dy viktimat në bagazhin e saj, pasi ua mbylli gojët, duart dhe këmbët me ngjitës letre.

Në video, ai është parë duke dalë nga automjeti për të kontrolluar bagazhin nëse mbyllur si duhet, para se të ulej përsëri në vendin e shoferit. /Telegrafi/