Realme po përgatit telefonin palosës GT2 Fold, e ndërkohë janë shfaqur skicat e para që zbulojnë dizajnin dhe karakteristikat e tij.
Drejtori i kompanisë Realme, Madhav Sheth, muajin e kaluar tha se nuk do ta thotë as edhe një fjalë për pajisjen palosës dhe se e tërë vëmendja është fokusuar në procesor dhe mbushësin e shpejtë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë anëtarët e Realme Design Studio, kanë shpërndarë koncept modelin Realme GT 2 Fold. Dizajni tregon se bëhet fjalë për zgjedhjen më radikale të pajisjeve palosëse, ku ekrani i jashtëm është në anën e kundërt krahasuar me Galaxy Z Fold, që hapet nga e djathta në të majtë.
Skicat tregojnë dy kamerat prej 50 MP në ekranin 6,5 inç AMOLED, e pasi që hapet pajisja, në dispozicion është ekrani 8 inç AMOLED i ngjashëm me atë të një tableti.
Porti USB-C gjendet në pjesën e poshtë të anës së djathtë, e në të sipërmen edhe një kamerë. Pritet që Realme GT 2 Fold të kushtojë mbi 1.200 dollarë, e deri më tani nuk dihet se kur do të lansohet në treg. /Telegrafi/