Njerëzit në të gjithë botën kanë shijuar pamje mahnitëse të “Super-hënës” së këtij muaji, kur Hëna shfaqet më e madhe dhe më e ndritshme.
Fenomeni ndodh kur sateliti qiellor arrin pikën më të afërt me Tokën – dhe është në anën e kundërt të Tokës me diellin, përcjell Telegrafi.
Super-hëna e këtij muaji – e treta dhe e fundit e vitit – njihet si “Hëna e Luleve” për shkak të shfaqjes së saj në pranverë. /Telegrafi/