Site icon Telegrafi

Pamje që tregojnë se si qeni parandien pak sekonda më herët tërmetin në Shqipëri, largohet nga ndërtesa në Shëngjin që fillon të lëkundet

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, më saktësisht në orën 3:54, Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 6,4 Rihter, që po cilësohet si njëri nga më të fuqishmit në 30 vitet e fundit.

E në mesin e shumë videove të publikuara që shfaqin momentet e lëkundjeve të fuqishme, ajo çfarë më së shumti fitoi vëmendjen është një qen që parandien rrezikun pak sekonda para se të dridhet e gjithë Shqipëria, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si pak sekonda para se të godet tërmeti Shqipërinë, një qen fillon të vrapojë me shpejtësi të madhe dhe të ikë nga një ndërtesë në Shëngjin e cila shkundet e tëra.

Lexo po ashtu Kafshët që mund të parandjenjë tërmetet, fakte dhe shembuj që kanë ndodhur në mbarë botën

Kjo është dëshmia më e mirë, sesi kafshët parandiejnë shumë kohë para njerëzve tërmetet që ndodhin kudo nëpër botë.

Kujtojmë që deri më tani kanë humbur jetën 16 persona dhe shumë tjerë janë lënduar. /Telegrafi/

https://twitter.com/lalssido/status/1199262496080748546

 

Exit mobile version