Dy video që po qarkullojnë në rrjetet sociale shfaqin qytetarët kinezë duke u futur në karantinë pas shpërthimit të coronavirusit, që deri më tani janë infektuar dhjetëra mijëra dhe më shumë se 700 tjerë kanë humbur jetën.
Në njërën video të postuar në Twitter gjatë të premtes, disa persona të veshur me rroba të bardha mbrojtëse duke i larguar me forcë qytetarët nga apartamentet e tyre. E një prej tre qytetarëve, u rezistonte zyrtarëve duke tentuar të mos iu bindet urdhrave të tyre, transmeton Telegrafi.
E personat e tjerë shtrihen në tokë më saktësisht në kornizën e derës së apartamentit, duke refuzuar kategorikisht të largohet. Megjithatë pas disa minutave orvatje, ata largohen me forcë.
Videoja është filmuar në qytetin kinez Kunshan në provincën Jiangsu. Bëhet fjalë për një familje që ishte rikthyer nga provinca Hubei, kryeqyteti i të cilës Wuhan po cilësohet si epiqendra e coronavirusit. /Telegrafi/