Telegrafi

Pamje që tregojnë se si një njeri vëzhgon kamikazin që po shkonte drejt kishës në Shri Lankë, ku vrau 100 njerëz (Video)

Policia e Shri Lankës thuhet se janë në kërkim të një burri me një bluzë të kuqe, e cili dyshohet të jetë mbështetësi i kamikazëve të së dielës së Pashkëve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për burrin i cili shihet në disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë, ku shihet personin i cili vepron si në vëzhgim të terroristit i cili sulmoi kishën e Shën Sebastianit duke vrarë më shumë se 100 persona.

Lexo po ashtu Përkëdheli vajzën e vogël, pastaj hodhi kishën në erë – pamjet nga Shri Lanka që kanë marrë vëmendjen e të gjithëve (Video)

Hetuesit po analizojnë pamjet, duke shpresuar se kjo do t’i ndihmojë ata të rrënojnë qelizën e gjerë islamike që mbetet një kërcënim në ishull.

Kamikazi shihet duke mbajtur një çantë shpine që përmban eksplozivët dhe nervozisht duke kontrolluar telefonin e tij për udhëzime të reja.

Lexo po ashtu “National Thowheed Jamath”: Kush janë grupi dhe udhëheqësi i tyre, të cilët fajësohen për vrasjen e mbi 300 njerëzve në Shri Lankë?

Dhe derisa e kalon “vëzhguesin” e tij, ai e shikon fshehurazi tek ai. Ai zhduket në rrugë para se të kthehet dhe të bëjë udhëtimin e tij të fundit në kishë për ta hedhur në erë.

Lexo po ashtu Momenti pak sekonda para shpërthimit: Kamikazi futet në hotel, duket nervoz - shumë afër njerëzve që po hanin mëngjesin (Video)

Pak para se të shpërthejë bomba, njeriu me bluzë të kuqe zhduket nga rruga. Pastaj ka një shpërthim dhe paniku mbush rrugët.

“Ky i dyshuar duket shumë delikat dhe profesional”, i ka thënë MailOnline, inspektori i policisë në krye të hetimit, me kusht anonimiteti. “Është e sigurt se bombarduesi nuk veproi vetëm dhe ne duam ta gjejmë këtë njeri urgjentisht”. /Telegrafi/