Momentet e fundit të fluturimit të aeroplanit MH370 janë rindërtuar për një dokumentar televiziv, që shfaq aeroplanin duke bërë spirale totalisht jashtë kontrollit dhe duke u përplasur në det.
Hetuesit kanë bërë të ditur se aeroplani kishte mbetur pothuajse pa karburant pasi kishte fluturuar në drejtim të kundërt mbi Oqeanin Indian, dhe atë për më shumë se gjashtë orë gjatë 8 marsit të vitit 2014, transmeton Telegrafi.
Tani, duke u përpjekur të rindërtojnë momentet e fundit të fluturimit të këtij aeroplani, National Geographic ka simuluar ngjarjen duke treguar se çfarë mund të ndodh kur një aeroplan i tipit Boeing 777 mbetet pa karburant.
Inxhinierët kanë njoftuar se motori i djathtë i aeroplanit mund të jetë ndalur, duke bërë kështu që autopiloti të fiket dhe aeroplani të humb kontrollin duke bërë spirale derisa u përplas me shpejtësi të madhe.
Rrëzimi i këtij aeroplani ka bërë që 249 persona të humbin jetën. Ndërkaq zhdukja e aeroplanit MH370 që ishte zhdukur edhe nga radarët gjatë udhëtimit nga Pekini në Kuala Lumpur, konsiderohet si një nga misteret më të mëdha në historinë e aviacionit.
Megjithatë, edhe pse disa pjesë të aeroplanit janë gjetur në Afrikë, asnjë copëz pjesës kryesore të trupit të aeroplanit nuk janë gjetur edhe pse janë kërkuar mijëra kilometra katrorë në Oqeanin Indian. Dokumentuar që pritet të transmetohet gjatë të mërkurës, vë në pah faktin se si askush nuk po e di se pse është zhdukur aeroplani. /Telegrafi/