Site icon Telegrafi

Pamje që tregojnë se si Messi u lëndua gjatë përballjes PSG – Lille

Paris Saint-Germain ka vuajtur të premten në mbrëmje, pasi me vështirësi mori tre pikë.

Një gol në minutën 88-të nga Angel Di Maria bëri që rezultati të përmbysej në 2-1 për skuadrën franceze, duke bërë që të shpërthente festa në Parc des Princes.

Skuadra mysafire kaloi në epërsi në pjesën e parë me sulmuesin kanadez Jonathan David, duke dhënë sinjale se duan të fitojnë.

PSG nuk shfaqi rrezik në pjesë të parë, me nënshkrimin e verës, Lionel Messi që dukej krejtësisht i painteresuar si ‘nëntë i rrem’ i skuadrës.

Gjatë pjesës së parë në të cilën ai pati një paraqitje të zbehtë dhe nuk ishte ai që të gjithë e njohim dhe e duam, argjentinasi u kap nga kamerat duke e mbajtur këmbën.

https://twitter.com/MessiIizer/status/1454215382361837572?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1454215382361837572%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.givemesport.com%2F1777140-lionel-messi-psg-stars-injury-issues-during-lille-victory-highlighted-in-video

Është e qartë se Messi duhet të ishte në bankinë për ndeshjen ndaj Lilles dhe të ishte futur vetëm në minutat e fundit të takimit, pasi ajo video tregon se ai ka nevojë për një pushim.

Fituesi i Kupës së Amerikës u zëvendësua nga Mauro Icardi në pjesën e parë dhe tani është në dyshim për ndeshjen vendimtare të PSG-së në Ligën e Kampionëve në udhëtim te RB Leipzig në mbrëmjen e së mërkurës së ardhshme.

Tre golat e parë të Messit për klubin francez kanë ardhur në garën më të zjarrtë në Evropë, me 34-vjeçarin që ende nuk shënuar në Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version