Telegrafi

Pamje që tregojnë se si marinsat amerikanë për pak minuta ndërtojnë urën mobile mbi lumë (Video)

Marinsat amerikane janë filmuar nga ajri por edhe nga kënde të ndryshme nga toka, duke demonstruar shkathtësitë e tyre në ndërtimin e një ure, e cila do t’ju ndihmonte t’i transportonin armët e rënda në anën tjetër të lumit Colorado.

Për t’u arritur e gjithë kjo ata kishin angazhuar batalionin e 7-të të inxhinierëve, të cilët bashkuan forcat që për pak minuta ta ndërtojnë një urë mobile mbi lumin Colorado, e cila do t’ju ndihmonte t’i kalojnë në anën tjetër mjetet e blinduara, transmeton Telegrafi.

Gjithçka duket si në filma – ekipet fillimisht shkarkojnë një lloj kontejneri në ujë që transportohet me kamion. Dhe në momentin që ka kontakt me ujë, hapet sikur balonë dhe fillon të marrë formën e copës së asfaltit.

Dhe kur shumica prej tyre vendosen mbi ujë, ekipi i inxhinierëve arrin t’i bashkojë dhe t’i lidh, me qëllim që të jetë e sigurt derisa mjetet e blinduara po kalonin mbi të.

E krejt në fund përmes dy barkave e transportojnë në destinacionin e kërkuar dhe pasi që e përfundojnë misionin ajo sërish çmontohet dhe ushtarët vazhdojnë rrugëtimin e tyre. /Telegrafi/