Telegrafi

Pamje që tregojnë se si keqtrajtohen kafshët në një laborator në Gjermani, ata përdoren për eksperimente të ndryshme

Në internet është shfaqur një video rrëqethëse, që tregon mënyrat më barbare të keqtrajtimit të majmunëve në një laborator në Gjermani.

Majmunët e filmuar shërbejnë për të kryer testet e helmeve të ndryshme në një laborator në veri të Gjermanisë, transmeton Telegrafi.

Në video shihet se si majmunët kanë të vendosur në fyt një rreth të metaltë, dhe duke u mbajtur nëpër kafaze të vogël ku bërtasin nga dhimbjet e mëdha.

Ata i kanë zbuluar aktivistët e një organizate që merret me mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Përveç majmunëve aty kryhen teste edhe ma mace, qen dhe lepuj. /Telegrafi/