Site icon Telegrafi

Pamje që tregojnë se si 16,000 tonë çelik shkatërrohen për vetëm pak sekonda (Video)

Një rrokaqiell me emrin Martin Tower u shkatërrua në Pensilvani në vetëm pak sekonda.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për selinë e dikurshme të Bethlehem Steel, në të cilën janë të vendosura 16,000 tonë çelik.

Siç bëhet e ditur, Martin Tower kishte 21 kate dhe u hap në vitin 1972, por është braktisur që para 12 vitesh.

Por, struktura e madhe, pavarësisht forcës së saj, u rrëzua nga një shpërthim i kontrolluar për vetëm 16 sekonda. /Telegrafi/

Exit mobile version