Site icon Telegrafi

Pamje që tregojnë se sa mbresëlënës është teleskopi 10 miliardë dollarësh ‘James Webb’ në krahasim me të mëparshmin ‘Hubble’

Të thuash se ka pasur entuziazëm rreth publikimit të imazheve të teleskopit James Webb do të ishte një “nënvlerësim mjaft i madh”.

Instrumenti, i cili kushtoi 10 miliardë dollarë dhe aktualisht po rrotullohet rreth diellit larg planetit tonë, ka qenë i zënë me shkrepjen e disa fotove me ngjyra të shndritshme që do të na japin një pamje të paparë në hapësirën e thellë.

Lexo po ashtu Zbulohet imazhi i parë nga “James Webb”, teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë

Dhe të hënën, ne madje patëm një paraqitje të hershme të së parës, përcjell Telegrafi.

Imazhi, i zbuluar nga Presidenti Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, është objektivisht mahnitës, duke dhënë një pamje të grupit galaktik SMACS 0723 – një galaktikë në hapësirën e largët të thellë – siç dukej mbi 4.5 miliardë vjet më parë.

Galaktika të tjera mund të shihen në distancë, dhe fotografia është e mbushur me qartësi dhe ngjyra – por vetëm kur shikoni imazhet e mëparshme të hapësirës së thellë, kuptoni se sa i fuqishëm është teleskopi James Webb.

Pas publikimit të imazhit të parë, projektuesi UX Jason Short ndau një GIF në Twitter duke e krahasuar imazhin e ri me një imazh më të vjetër të të njëjtit grup galaktikash.

Imazhi i mëparshëm është nga Programi i Thesarit RELICS, marrë nga teleskopi Hubble.

Imazhi i parë, vlen të përmendet, mori javë të tëra për t’u kapur, kundrejt 12.5 orëve që iu deshën atij të riut për të marrë imazhin e sapo publikuar. /Telegrafi/

Exit mobile version