Telegrafi

Pamje që tregojnë se nëse doni “të turpëroni” një pronar të Bugatti, silljani një Bugatti më të shpejtë

Në vitin 2006, Bugatti mahniti botën me lansimin e Veyron, një makinë që vendosi standarde të reja kur bëhet fjalë për kombinimin e fuqisë dhe luksit, performancës dhe çmimit.

Me 1000 kuaj “në një bishë” me 8.0 W16 quad turbo, ishte makina më e fortë dhe më e shpejtë e kohës së saj.

Dhe pesëmbëdhjetë vjet më vonë, kur Chiron tashmë kishte zënë vendin e tij, tani ata kanë vendosur të masin forcën e tyre, përcjell Telegrafi.

Gara e shpejtësisë u mbajt në një pistë një kilometër të gjatë, ku të dy “bishat” mund të tregojnë gjithçka që munden.

Siç pritej, njëra është dukshëm më e shpejtë, dhe matësit thonë se të dyja kanë kaluar kufirin prej 300 km/orë.

Por njëra kaloi vijën e finishit me 305 km/orë, dhe tjetra me 321 km/orë.

Pas gjithçkaje që kemi parë, ne mund të pyesim veten se çfarë pasardhësi do të zhvillohet në bashkëpunim me Rimac. /Telegrafi/