Telegrafi

Pamje që tregojnë se “gjermani i fundit nuk ka ikur ende nga Shqipëria”! (Video)

Në Fier ka ndodhur diçka jo e zakontë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell Telegrafi.

Kjo pasi që, sipas medieve shqiptare, një motor i vjetër model i viteve ’40 me targa të huaja është parë të kalojë përmes qytetit.

Në të janë parë dy persona të veshur me stil ushtarak dhe të pajisur me të gjitha orenditë e një ushtari të Luftës së Dytë Botërore.

Po sipas medieve shqiptare, ata ishin miqësorë me qytetarët duke i përshëndetur dhe buzëqeshur. /Telegrafi/