Cristiano Ronaldo do të mbahet gjatë në mend për të arriturat e tij te Real Madridi ndër vite.
Los Blancos kishin paguar 95 milionë euro për transferimin e tij në vitin 2009 te Manchester United për të transferuar yllin portugez.
Alfredo di Stefano është legjenda e vetme që mund të sfidojë 35-vjeçarin për të arriturat e tij te madrilenët, pasi ky i fundit ka thyer shuam rekorde.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka shënuar 450 gola në 438 paraqitje në fanellën e madrilenëve, derisa ka arritur të marrë në duart e tije dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve.
Por, forma e tij në sezonin 2011/2012 ishte për t’u mos u harruar, derisa një video që do shikoni më poshtë i tregon golat dhe aksionet që ka ndërtuar portugezi te Real Madridi. /Telegrafi/