Një video e krijuar tregon më së miri për shkatërrimet në masë, që do të shkaktonte shpërthimi i vullkanit nënujor në Auckland.
Videoja e krijuar është pjesë e një studimi të udhëhequr nga profesori Colin Wilson në Universitetin e Victoria, transmeton Telegrafi.
Wilson ka fituar medaljen Rutherford gjatë të martës mbrëma, për punën e tij që flet për rrezikun e shpërthimit të vullkanit në Zelandë të Re.
Në video shihet një shpërthim i madh i përcjell me re të mëdha hiri, derisa valët e mëdha nga dridhjet “përpijnë” bregun dhe gjithçka që i del përpara.
“Fal teknologjisë 3D që janë përdorur për realizimin e videos, shfaqet simulimi i shpërthimit të vullkanit nënujor dhe dëmet që mund t’i shkaktoj. /Telegrafi/