Telegrafi

Pamje që tregojnë se çfarë ka mbetur nga ndërtesa nëntëkatëshe, mbi të cilën ra aeroplani luftarak rus

Një aeroplan ushtarak i Rusisë u rrëzua sonte mbi një ndërtesë kolektive në qytetin rus Jejsk në rajonin e Krasnodarskut, në juglindje të kufirit me Ukrainën.

Si pasojë e kësaj erdhi deri të shpërthimi i fuqishëm dhe zjarri që kaploi ndërtesën nëntëkatëshe, transmeton Telegrafi.

Nga ky shpërthim humbën jetën tre persona, kurse sipas ministrit të Mbrojtjes civile dhe situatave emergjente në rajonin e Krasnodarskut, Sergei Shtrikov, gjashtë persona po konsiderohen të zhdukur, e 25 tjerë janë lënduar.

Pesë prej tyre janë në gjendje të rëndë në spital, përfshirë edhe një fëmijë.

Ekipet e zjarrfikësve arritën të lokalizojnë zjarrin, e një pjesë e objektit që u përfshi nga zjarri nuk ka mbetur edhe aq shumë.

Kjo pjesë e ndërtesës sipas pamjeve të mediave ruse – është shkatërruar pothuajse i tëri.

Rrëzimin e aeroplanit luftarak e konfirmoi edhe ministria ruse e Mbrojtjes.

Nga ta u theksua se është rrëzuar një Su-34 dhe se piloti ka arritur të katapultohet. /Telegrafi/