Kur u mendua se Alexandre Pato do të tërhiqej nga futbolli dhe karriera e tij kishte përfunduar, ai kaloi në Kinë, aty ku po del të jetë një super-yll.
Ish-anëtari i Milanit nuk arriti të gjente vetën te Chelsea e Villareali, mirëpo nuk mund të thuhet kështu edhe për formën e tij në Superligën e Kinës.
Pato iu bashkua Tianjin Quanjian, që drejtohet nga legjenda Fabio Cannavaro, gjersa fiton një pagë prej gjashtë milionë euro në sezon.
Por në fushë, braziliani ka treguar formë të lartë. Ai ka shënuar 36 gola në 60 paraqitje në dy sezone të kaluara te klubi kinez.
Në disa pamje të publikuara në YouTube, aty tregohet se si Pato kalon me lehtësi lojtarët kundërshtarë, ku dëshmohet se niveli i tij është shumë i lartë me ligën ku luan. /Telegrafi/