Telegrafi

Pamje që tregojnë pse kurrë nuk duhet ta hiqni helmetën nga koka, sidomos kur jeni në një zonë ku ndërtohen objekte (Video)

Nuk thonë kot “helmeta në kokë, shpëton jetë”. Ndoshta nganjëherë është shumë nxehtë dhe nuk doni ta mbani në kokë, megjithatë ajo ua shpëton jetën.

Shumë persona nuk ndihen mirë kur e kanë në kokë, apo thjesht nuk e çmojnë edhe aq shumë jetën, që në shumë raste u ka kushtuar shtrenjtë nga moskujdesi, transmeton Telegrafi.

Në një zonë ku po ndërtoheshin objekte të larta, dy djem të rinj po ecnin rrugëve duke mbajtur në duar helmetat e jo në kokë, dhe por në një moment bie diçka nga lart që për pak sa nuk përfundoi mbi kokat e tyre.

Por, sigurisht se kjo ngjarje do t’ju shërbej si leksion për hera tjera. Ata lirisht mund të quhen njerëzit më me fat, pasi i shpëtuan vdekjes. /Telegrafi/