Site icon Telegrafi

Pamje që tregojnë djegien e drogës, vlera e së cilës arrin në 180 milionë dollarë (Video)

Autoritetet e Myanmar kanë shkatërruar të paktën drogën e konfiskuar për një vit nga autoritetet, vlera e së cilës llogaritet rreth 180 milionë dollarë amerikanë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, droga u shkatërrua duke u djegur në tri qytete, duke përfshirë Yangon, vlera e së cilës llogaritet më shumë se 66 milionë dollarë amerikanë.

Siç thuhet më tej, Mianmar ka qenë prej kohësh një vend që ka bërë goditje të fortë në luftën kundër tregtisë ilegale të narkotikëve, duke mbetur prodhuesi i dytë më i madh i heroinës.

Gjithmonë sipas mediave të huaja, problemi rrjedh nga dekada të luftës midis forcave qeveritare dhe guerilasve, të cilët kontrollojnë shtresat e rëndësishme të territorit në zonat e largëta. /Telegrafi/

Exit mobile version