Kanë kaluar një muaj e gjysmë që kur Kumbre Vieha nuk e ka ndërmend të ndalet në ishullin spanjoll Palma.
Vullkani vazhdimisht po nxjerrë magmën nga thellësia e Tokës, kështu që nuk janë të rralla të ashtuquajturat “bombat llavë”, transmeton Telegrafi.
Gjeo-kimisti Harri Geiger nga Universiteti gjerman Albert-Ludvig, aktualisht pjesë e ekipit ndërkombëtar të shkencëtarëve, është duke analizuar shpërthimin e Kumbre Viehas në Palma.
Gjatë një analize në terren në afërsi të burimit të vullkanit, i befasoi “një bombë llavë” e cila me shpejtësi të madhe rrokullisej në një terren kodrinor.
Spallation lava bomb coming down from #LaPalmaVolcano on 27 Oct 2021.#CumbreVieja pic.twitter.com/mvKFKn6rme
— Harri Geiger (@harrigeiger) October 28, 2021
E pasi u ndal, Geiger dhe kolegët e tij iu afruan copëzës së murit në formë topi që kishte madhësi prej një metri. E pavarësisht që nuk ishte edhe aq i madh, peshonte mbi 500 kilogramë.
Gjatë inspektimit nga afër, shkencëtarët ndjenë sesi copëza e murit ishte e nxehtë, temperatura e të cilës arrinte deri në 900 gradë celsius.
“Bomba llavë” është shumë e rrezikshme, pasi që si një predhë mund të shkatërrojë objektin mbi të cilin përfundon dhe të shkaktoj një zjarr të madh.
Një rast i tillë kishte ndodhur në vitin 2018, kur një “bombë llavë” goditi një anije turistike në Havai – duke lënduar dhjetëra persona e katër prej tyre përfunduan në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. /Telegrafi/