Një ortek në akullnajën Armancette, pranë Mont Blanc në Francën juglindore, ka vrarë katër persona dhe viktimat mendohet të jenë një grup alpinistësh.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet franceze thanë se disa të tjerë u lënduan dhe një operacion kërkimi dhe shpëtimi ishte duke u zhvilluar.
Ndërkohë nënkryetari i bashkisë ka konfirmuar se dy nga të vdekurit ishin udhëzues malorë.
Siç raportohet më tej, disa të plagosur janë dërguar në spital, ndërsa dy persona janë ende të zhdukur.
Dhe vendpushimi aty pranë i skive Contamines-Montjoie postoi një video në mediat sociale që tregon një grumbull të madh bore që zbriste nga Dômes de Miage, pjesë e së cilës është edhe akullnaja.
Ndonëse supozohet, nuk dihet sigurt nëse ky është orteku në të cilin humbën jetën alpinistët. /Telegrafi/