Telegrafi

Pamje që do të mbahen mend shumë gjatë: Njeriu që kërceu drejt vdekjes nga kati 106! (Video)

Kanë kaluar tashmë 16 vjet që nga koha kur bota u trondit nga sulmi, ndër më të mëdhenjtë terroristë në SHBA.

Po aq sa u tmerruan ata që ishin dëshmitarë të gjallë, përcjell Telegrafi, gati po aq u tmerruan edhe ata që këtë ngjarje, e përcollën përmes kamerave televizive, dhe jo vetëm.

Në disa pamje të 11 shtatorit, të publikuara nga mediat, shfaqeshin njerëzit e alarmuar që tentonin të largoheshin nga Qendra Botërore e Tregtisë, e cila ishte përfshirë nga flakët, pasi në të u përplasen aeroplanët.

Ata mendonin se nuk mund të mbijetonin në zjarr, dhe mendonin se do të gjenin shpëtimin në ajër.

Një nga këto pamje të frikshme është kapur nga fotografi i AP, Richard Drew.

Bëhet fjalë për pamje në të cilat një njeri dukej duke rënë për vdekje nga kulla.

Edhe pse kishte disa përpjekje që të identifikohej mashkulli që kërceu nga Qendra Botërore Tregtare, megjithatë, asnjëherë nuk u bë një gjë e tillë.

Mendohej të ishte Norbert Hernandez, kuzhinieri që punonte në restorantin në katin e 106-të.

Anëtarët e familjes së tij mendonin se ai ishte në figurë, por kur ata më vonë thanë se ishin të bindur se nuk ishte Norbert. /Telegrafi/