Telegrafi

Pamje që shfaqin aligatorin e madh duke tentuar ta hajë një tjetër të vogël

Një video e postuar së fundmi në Instagram e cila tregon anën brutale të natyrës ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale.

Pamjet e filmuara në një moçal shfaqin një aligator të madh që lëviz ngadalë nëpër ujë.

Skena shpejt merr kthesë ndërsa ai hidhet dhe kap një aligator tjetër të vogël, transmeton Telegrafi.

Videoja vazhdon ndërsa zvarraniku më i madh e mbizotëron të voglin, duke e përplasur atë në tokë dhe duke tentuar ta hajë.

Klipi i cili ka mbledhur 3.5 milionë shikime ka ngjallur reagime të shumta te shikuesit.

Disa u shprehën të tronditur për “kanibalizmin” e kafshës, e të tjerët e morën me shaka.

Kjo sjellje, ndonëse për disa e habitshme, është “në përputhje” me aligatorët të cilët me lehtësi konsumojnë çdo gjë që mund të mposhtin dhe gëlltistin.

Për më tepër, ata mund të jenë territorial, e sidomos gjatë kohës së çiftëzimit. Në raste të tilla, aligatori mund ta sheh tjetrin si konkurrencë dhe e eliminon atë për të siguruar dominim në territorin e tij. /Telegrafi/