Site icon Telegrafi

Pamje që dëshmojnë sesa i fuqishëm ishte tërmeti që goditi Kaliforninë (Video)

Ekspertët besojnë se Kalifornia mund të goditet nga një tërmet tjetër edhe më i fuqishëm sesa i djeshmi, që u cilësua si më i tmerrshmi në 20 vitet e fundit.

Gjeologët thonë se tërmeti i djeshëm prej 6.4 magnitudë, ka gjasa të mëdha të riprodhoj një forcë më të madhe shkatërruese dhe mund të reagojë në një rreze më të gjerë, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e dridhjeve të forta, shtëpi, objekte afariste e shkolla kanë pësuar dëme materiale. E këtë e dëshmon më së miri një video e publikuar më poshtë.

Aty shihen lëkundjet e forta brenda një lokali ku gjësendet shkunden e madje disa bien në tokë sikur të ishin nga letra. /Telegrafi/

Exit mobile version