Telegrafi

Pamje që dëshmojnë sa i rrezikshëm është tajfuni që ka goditur Filipinet (Video)

Tajfuni Mangkhut që ka goditur Filipinet, raportohet se ka shkaktuar një numër të madh viktimash, më saktësisht numri i tyre shkon në 60, kurse kaos ka shkaktuar edhe në Kinë.

Se sa i fuqishëm është ky tajfun e dëshmon edhe videoja e publikuar më poshtë, ku pothuajse të gjitha mbeturinat e vendit janë grumbulluar në det, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Erërat e forta të tajfunit godasin Hong Kongun, shembin kranin gjigant sikur të ishte i ndërtuar prej letre (Video)

Videoja është publikuar nga “Sever World Weather”, ku shihen plazhet e bukura të Filipineve të mbushura me mbeturina.

Ky vend preket shpesh nga tajfunet, kurse dhjetëra tonë mbeturina janë grumbulluar në breg që sipas ambientalistëve kërkohet shumë kohë që të largohen për të mos rrezikuar ekzistencën e gjallesave nënujore. /Telegrafi/