Telegrafi

Pamje prekëse nga Skocia: Çifti i martuar për 52 vjet ribashkohet pas tre javësh larg njëri-tjetrit, për shkak të COVID-19

Ky është momenti emocionues kur një çift i moshuar u ribashkuan në spital pasi u ndanë për tre javë për shkak të Covid-19.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, John Millar dhe Beatrice Millar, të cilët kanë qenë të martuar për 52 vjet, u detyruan të ndaheshin pasi Beatrice u prek nga Covid-19 dhe u dërgua me urgjencë në spital për katër ditë.

Por vetëm disa ditë pasi ajo u kthye në shtëpi, bashkëshorti i saj John u dërgua në spital pasi u bë ‘vërtetë jo mirë’ me virusin ngjitës.

Si pasojë, çifti nuk ishin në gjendje të shiheshin për tre javë ndërsa u trajtuan për Covid-19, por më në fund u ribashkuan më 6 nëntor në një spital në Dundee, Skoci.

Mbesa e tyre Danielle Mallaney filmoi momentin prekës kur çifti panë në sy njëri-tjetrin për herë të parë pas disa javësh.

Pamjet fillojnë me Beatrice që hyn në repart, ku i shoqi shihet i ulur në një karrige duke lexuar librin e tij, plotësisht e pavetëdijshme për mbërritjen e saj.

Pasi dalloi gruan e tij, ai i zgjat dorën Beatrices përpara se ta pyeste: ‘Ku dreqin ke qenë?’. /Telegrafi/