Kur të gjithë janë duke xhiruar klipe në diell e plazh, ajo është duke sjellë një klip të ri me shi.
Duke bërë diferencën nga kolegët e saj, Era istrefi ka publikuar një fotografi në Instagram, ku me siguri bëhet fjalë për projektin e saj të ri, i cili pritet të publikohet së shpejti.
Era këtë herë do të ketë një këngë të punuar nga produksioni i huaj “Ultra Music”, i cili menaxhon këngëtaren shqiptare, ndërsa mësohet se po xhirohet në shtetin gjerman.
Ndryshe, hiti që e bëri të njohur këngëtaren shqiptare, “Bon Bon”, ka marrë mbi 70 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/