Site icon Telegrafi

Pamje prej dronit të shpërthimit të vullkanit në Islandë

Vullkani Mount Fagradalsfjall, i vendosur në Islandë, këto ditë po tërheq shumë vëmendje.

Bëhet fjalë për një vullkan pranë kryeqytetit të Islandës, Reykjavik, i cili shpërtheu pas tërmeteve të forta në zonë.

Autoritetet lokale thanë se nuk ka asnjë rrezik për njerëzit në rajon, ndërsa vullkani vazhdon të nxjerrë lavë dhe tym.

Lexo po ashtu Re të shumta tymi dhe lavë ndërsa vullkani shpërthen pranë kryeqytetit islandez

Vullkani ndodhet në jugperëndim të vendit në gadishullin Reykjanes, i cili është një pikë e njohur sizmike.

Fluturimet e brendshme u vonuan për shkak të shpërthimit, i cili rezultoi në një shtëllungë tymi mbi rrugën që lidh kryeqytetin me aeroportin më të madh të Islandës.

Pamjet me dron zbulojnë pamje mbresëlënëse të vullkanit. /Telegrafi/

Exit mobile version