Site icon Telegrafi

Pamje piktoreske të maleve të Shqipërisë të shkrepura nga Italia

Malet e Shqipërisë nuk janë asgjë tjetër veçse parajsa mbi tokë. Këto pamje piktoreste janë shkrepur nga Otranto. Ndonëse nga larg pamja duket magjike.

Dhe është pikërisht Mali i Çikës në jug të Shqipërisë që kulmon si një karakoll gjigant me lartësinë 2,044 m mbi nivelin e detit.

Thuhet se Maja e Çikës është në vendin e 85 të majave më të larta të maleve në Evropë. Vendi jonë identifikohet për lëndinat, kurora kreshtash, liqene si pasqyra, përrenj që rrëkëllimin e kanë muzikë, me stane mes pishash etj.

Shumë turistë shpesh udhëtojnë drejt Shqipëri duke planifikuar ngjitje në majat e maleve e Bjeshkëve. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version