Telegrafi

Pamje nga xhirimet e filmit për Jokerin, Joaquin Phoenix portretizon armikun më të madh të Batmanit

Joaquin Phoenix (Foto: Getty Images)

Aktori amerikan, Joaquin Phoenix, ka nisur xhirimet e filmit të ri për karakterin e njohur, Joker.

Filmi është duke u xhiruar në New York, ndërsa me këtë rast aktori i maskuar si karakteri i tij ka ecur në një metro, teksa pas tij kanë vrapuar shumë njerëz, po ashtu me maska, si pjesë e skenarit të filmit.

Ngjarja e filmit zhvillohet në vitet e tetëdhjeta dhe tregon rrugëtimin e një komiku të dështuar, Arthur Fleck, drejt shndërrimit në armikun më të madh të Batmanit. Një tragjedi personale e bën atë keqbërës.

Filmi është e bazuar në stripin komik, “The Killing Joke”, nga viti 1988, të cilin e kishin publikuar Alan Moore dhe Brian Bolland.

Lexo po ashtu Lajmet për Joaquin Phoenix

Phoenix është barë edhe në xhirimet pa maskë, me rroba të zakonshme, duke bërë rolin e Arthur Fleck.

Krahas tij, në këtë film luajnë edhe Robert De Niro dhe Zazie Beetz.

Karakterin e Jokerit për herë të fundit e ka luajtur Jared Leto në filmin “Suicide Squad”, ndërsa ky rol është luajtur nga shumë emra të njohur në të kaluarën, duke përfshirë edhe Jack Nicholson e Heath Ledger.

Projekti i ri për Jokerin do të nisë të shfaqet nëpër kinema nga tetori i vitit 2019. /Telegrafi/