Telegrafi

Pamje nga vila luksoze e Drake-it që po ndërtohet në Toronto, reperi ka involvuar edhe një fushë basketbolli në vilën e re

Drake është duke ndërtuar një shtëpi super-luksoze në Toronto të Kanadasë.

Nën-ndërtimi i shtëpis së Drake-it do të jetë i shkëlqyer edhe sipas standardeve të tij, sepse ka një bodrum prej 15,000 metrash katrorë, në të cilin do të ndërohet një fushë basketbolli, pasi reperi është fans i këtij sporti.

Shtëpia do të ketë gjithashtu Spa rrethuar nga 2 sauna dhe një dhomë masazhi, dhe natyrisht nuk do të mungojë një pishinë me një vaskë të nxehtë, shkruan TMZ, transmeton Telegrafi.

Terreni i jashtëm është gjithashtu mjaft tërheqës. Ai do të ketë një tarracë tavoline me një vaskë të nxehtë, në një zonë të gjelbër në natyrë të rrethuar nga bare dhe ekranet masive të projektimit.

Shtëpia luksoze përfshin edhe teatrin shtëpiak, studion e regjistrimit dhe dhomën e çmimeve (ku do të mbajë trofetë e fituara në festivale).

Arkitekti Ferris Rafauli është krijuesi i kësaj rezidencë, dhe është banor në të njëjtën lagje ku Drake ka banuar më herët. /Telegrafi/