Situata me reshjet në zonën e Dukagjinit është përkeqësuar, pasi që vërshimet tashmë kanë përfshirë disa qytete në këtë pjesë.
Në qytetin e Pejës situata aktualisht është shumë më e rëndë ku tashmë sasia e ujit ka përfshirë shumë lagje. Niveli i ujit në Lumbardh është rritur shumë dhe i njëjti rrezikon të dal nga shtrati.
Situatë e ngjashme është raportuar edhe në Istog, ku shumë rrugë janë vërshuar nga reshjet e shiut që kanë nisur qysh nga dita e djeshme.
Telegrafi më poshtë ua sjellë përmes fotografive dhe videove situatën në Pejë: