Telegrafi

Pamje nga vendi i ngjarjes: Të maskuar, me sëpata dhe armë – hajnat vjedhin rreth 4 milionë euro stoli në një hotel në Paris (Foto/Video)

Hajdutët e maskuar dhe të armatosur me sëpata dhe armët kanë rrëmbyer rreth 4 milionë euro stoli në një vjedhje në hotelin luksoz Ritz Carlton në Parisin qendror.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kanë qenë pesë burra, disa prej tyre të armatosur me sëpata dhe armë, e plaçkitën hotelin në kryeqytetin francez rreth orës 18:30 të orës lokale.

Grabitësit vodhën stoli duke shkatërruar dritaret e hotelit dhe duke vjedhur rreth 4 milionë euro mallra.

Policia franceze ka thënë se mallrat e vjedhura, që mendohet të ishin bizhuteritë, përbëjnë “një shumë të rëndësishme”.

Tre nga grabitësit u arrestuan, por policia ende është në kërkim të dy të tjerëve që arritën të iknin nga hoteli me pesë yje, në motoçikleta me motor.

Disa mysafirë u strehuan në bodrum ndërsa sulmuesit, të cilët mbanin maska të skive dhe rroba sportive, kryen grabitjen dramatike.

“Ndërsa grabitësit plaçkitën hotelin, mysafirët që pinin në bar frikoheshin se ishte “një sulm terrorist po ndodhte”, ka thënë një dëshmitar.

Por kur policia arrestoi dy të dyshuar në skenë, “shpejt u bë e qartë se ishte një grabitje”. /Telegrafi/