Telegrafi

Pamje nga vendi ngjarjes, polici kroat: Autobusi kosovar kishte rreth 60 pasagjerë, aksidenti është ndër më të rëndit që kam parë me sy

Rreth orës 6:20 ndodhi një aksident i rëndë trafiku afër Slavonski Brod, Kroaci. Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.

Të paktën dhjetë pasagjerë kanë vdekur dhe dhjetëra u plagosën gjatë rrëzimit. Shifrat e para flisnin për tre të vdekur, pastaj tetë, dhe më pas policia raportoi se dhjetë njerëz ishin vrarë.

Lexo po ashtu Autobusi me targa të Kosovës aksidentohet në Kroaci, raportohet për dhjetë të vdekur

Sipas SB Online, një polic kroat në vendin e ngjarjes tha se në autobus ishin rreth 60 vetë.

“Ishte plot”, tha ai. Ai zbuloi se rreth 30 persona janë dërguar me urgjencë në spital.


Ai thotë se mosha e të vdekurve dhe të plagosurve ende nuk dihet gjersa nuk dëshironte të spekulonte për këtë.

“Ky është një aksident i rëndë automobilistik. Unë mendoj se është një nga më të vështirat që kam parë”, tha ai.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë së Kroacisë, Vili Berosh raportohet se ka shkruar në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/