Një person sot rreth orës 11:15 ka rënë nga dy metra lartësi, nga një objekt në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.
Ai bëri të ditur se po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme.
Ndërkaq, nga Inspektorati i Punës kanë bërë të ditur se punëtori i ndërtimit ka rënë nga 2 metra lartësi.
Zëvendëskryeinspektori i Punës, Agim Millaku ka treguar se punëtori është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe se ai është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/