Telegrafi

Pamje nga vendi ku u aksidentua reprezentuesi Gazmend Sinani

Gazmend Sinani në fanellën e Sigal Prishtinës në sezonin historik të klubit të kryeqytetit.

Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani, ka ndërruar jetë pas një aksidenti.

Në momentin e aksidentit Sinani ishte bashkë me reprezentues tjerë të Kosovës.

Besohet se ai po festonte ditëlindjen e tij të 27-të, në një karrierë të shkëlqyer prej basketbollisti.

Insporti ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura mjaft e dëmtuar.

Aksidenti besohet se ka ndodhur në Gjakovë.

Për vdekjen e Gazmend Sinanit është shokuar mbarë opinioni sportiv kosovar. /Telegrafi/