Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po qëndron për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qëllimi i kësaj vizite është koordinimi me amerikanët për hapat e fundit para arritjes së marrëveshjes finale në mes Kosovës dhe Serbisë.
Thaçi pasditen e sotme është pritur nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Pamjet e nga takimi i Thaçit me Pompeon, janë publikuar nga llogaria zyrtare e Departamentit të Shtetit në Twitter.
“Këtë pasdite, sekretari Pompeo priti Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Departamentin e Shtetit”, ka qenë mbishkrimi i videos së publikuar.
Thaç pritet të zhvillojë takime edhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Trump dhe kongresmen e senatorë të shumtë. /Telegrafi/
This afternoon, @SecPompeo welcomed #Kosovo’s President @HashimThaciRKS to the State Department. @MFAKOSOVO @usambkosovo @KosovoinUS pic.twitter.com/1l9u5oVNWZ
— Department of State (@StateDept) November 26, 2018