Telegrafi

Pamje nga sulmi i kosovarit që plagosi 9 veta me sëpatë në Dusseldorf (Video)

Fatmir H., është kosovari që më 9 mars sulmoi dhe plagosi nëntë perona  me sëpatë në një stacion treni Dusseldorf të Gjermanisë.

Klan Kosova ka siguruar disa pamje të sulmit të Fatmir H., për të cilin policia dhe organet e rendit në Gjermani thanë se sulmin nuk e kishte kryer i shtyrë nga ndonjë ideologji e caktuar, porse deklaruan se ai ka probleme mendore.

Madje sulmuesi, që për fat të mirë nuk vrau askënd, kishte deklaruar tek organet e rendit pasi u arrestua se dëshironte të qëllohej nga policia.

Lexo po ashtu Sulmi me sëpatë në Dusseldorf, autori është nga Kosova!

Në kohën kur ndodhi sulmi, përveç disa fotografive nuk kishte video që shpalosnin agresionin e kosovarit që jetonte në Gjermani.

Tani në këto pamje mund të shihet se si ai mësynte kalimtarët dhe i kërcënonte e sulmonte me sëpatë, njofton Klan Kosova.