Telegrafi

Pamje nga sulmet me bomba të ISIS-it në Siri, ku u vranë 50 persona (Video, +16)

Të paktën 50persona kanë humbur jetën nga shpërthimi që ndodhi këtë të mërkurë në Siri, pranë kufirit me Turqinë, sipas televizionit shtetëror sirian.

Ndërsa, dhjetëra persona të tjerë raportohet se janë plagosur.

Ngjara ka ndodhur në qytetin e kontrolluar nga kurdët në veri-lindje të Sirisë, Qamishli.

Shpërthimi u shkaktua nga një kamion- bombë, që goditi pranë një selie të sigurisë kurde, sipas një monitorimi me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

ISIS ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.