Video e trupave ukrainase duke u trajnuar në Francë është publikuar, ku presidenti francez Emmanuel Macron shihet duke i vizituar në qendrën stërvitore në Francë – për të demonstruar përkushtimin e këtij vendi ndaj fitores së ukrainasve.
Videoja ofron pamje të ndryshme të dhjetëra ushtarëve ukrainas që marrin leksione nga oficerët francez lidhur me taktikat fushore, teori dhe përgatitjen e armëve.
Videoja është siguruar nga Kyiv Post dhe ministria e Jashtme franceze. Ukrainasit përdorin sisteme artilerike M270, Caesar dhe aeroplanët Alpha, transmeton Telegrafi.
Franca ka trajnuar afro 15 mijë ushtarë ukrainas që nga njoftimi për partnerit bilateral ushtarak në shkurt, u tha nga ministria e Jashtme franceze. Macron ka premtuar trajnimin e brigadave të tëra të reja.
Franca tani i është bashkuar një liste të gjatë të aleatëve ndërkombëtarë që kanë trajnuar trupat ukrainase jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë në 2022, duke forcuar kapacitetin burimor të Forcave të Armatosura të Ukrainës. /Telegrafi/