Telegrafi

Pamje nga Spanja që kanë nxitur reagime: Demi i acaruar teksa brirëve të tij ‘iu është vënë zjarri’

Disa pamje të një demi të acaruar me brirët e tij në zjarr në Spanjë kanë provokuar thirrjet për ndalimin e traditës ‘mizore’ të ndeshjeve me dema.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë ndarë nga organizata jofitimprurëse “People for Ethical Treatment of Animals (PETA)”.

Ato tregojnë një dem që shfaqet “i shqetësuar” ndërsa vendasit e tërheqin atë në një rrugë në Valencia.

Ai duket se ka dru të lidhur në brirët e tij, të cilit i është vënë flaka.

Një dem me brirë flakë njihet si ‘toro embolado’ është një pamje që mund të shihet në shumë qytete spanjolle gjatë ngjarjeve të vrapimit me dema. /Telegrafi/